Politike

Rindërtimi pas tërmetit/ Ministri turk: Brenda 6 muajve do ndërtojmë 500 shtëpi në Laç. Ahmetaj: Projekti ka filluar

10 Janar 2020, 09:54 Nga DOSJA
Rindërtimi pas tërmetit/ Ministri turk: Brenda 6 muajve do

Tiranë- Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, gjatë një konference me ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, u shpreh se qeveria e Turqisë do të ndërtojë 500 shtëpi në zonën e Lezhës,  të cilat u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Ahmetaj theksoi se projekti i rindërtimit ka filluar.

“Projekti i rindërtimit ka filluar. Projekti do t’i mbijetojë kohës, është një risi nga ana teknologjike. Janë zgjedhur hapësirat për ndërtim në Laç dhe Thumanë.  Qeveria e Turqisë do të ndërtojë 500 shtëpi në zonën e Laçit. Të shoqëruara me ambiente komerciale dhe dy ambiente publike për shkollën dhe ndërtesën e Bashkisë së Thumanës. Dua të falënderoj qeverinë turke për ndihmën që i dha popullit shqiptar. Falenderoj edhe ministrin turk për bisedën që patëm sot.”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa ministri turk në fjalën e tij theksoi se Shqipëria është në vëmendjen e Presidentit Erdogan dhe se ky projekt do të përfundojë brenda 6 muajsh.  “Shqipëria është në vëmendjen e Presidentit Erdogan. Do të ndihmojmë familjet që t’i kthehen jetës normale. Ngushëllime familjarëve.Projekti ynë do të mbarojë brenda 6 muajve, do të kemi një koordinim me qeverinë shqiptare.”, është shprehur ministri turk.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimit nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë, Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj tragjedia e 26 nentorit 2019 arben ahmetaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll