Politike

Takimi i PD-së me emigrantët në Athinë/ Berisha: Këtu ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë

Ai shtoi se 13 vite më parë ka qenë në Athinë dhe mësoi se, shqiptarët në këtë qytet posedonin 360 mijë apartamente, duke thënë po ashtu se shqiptarët në këtë qytet, janë bërë pjesë e vendit. 

23 Shkurt 2025, 19:01 Nga M.B
Takimi i PD-së me emigrantët në Athinë/ Berisha: Këtu
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë falën në takimin me shqiptarët në Athinë. Berisa tha se aty ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë. Ai shtoi se 13 vite më parë ka qenë në Athinë dhe mësoi se, shqiptarët në këtë qytet posedonin 360 mijë apartamente, duke thënë po ashtu se shqiptarët në këtë qytet, janë bërë pjesë e vendit. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë, minoritar grek dhe çam të pranishëm në këtë sallë. Një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje vëllazërore ju, të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë!

Të dashur drejtues të PD, aleatë, Dule, zotërinj deputetë, Beleri, miq, është nder i veçantë, nder i madh, të përshëndes sot nga kjo sallë, nga kjo tribunë, shqiptarët në Athinë, shqiptarët në të 4-anët e Greqisë, shqiptarët kudo që janë sot, tu përcjell përshëndetjet më të zjarrta nga Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, djepi i qytetërimit perëndimor, djepi i mendimit filozofik, shkencës, artit, kulturës, sportit, ligjit dhe të gjitha fushave.

Por unë dua të përulem me nderimin më të madh sot, para qytetarëve grekë të këtij qyteti, sepse miq, sepse Athina në këto vite ka treguar zemrën më të hapur, bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve. Ajo ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se në çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë.

Miq! 13 vite më parë kam qenë këtu dhe mësova se, shqiptarët në këtë qytet posedonin 360 mijë apartamente, shqiptarët në këtë qytet, janë bërë pjesë e këtij qyteti. Edhe njëherë e theksoj, qytet i përjetshëm ndaj dhe vetëm mirënjohje për qytetarët dhe autoritet e këtij vendi.

sali berisha

Sondazh

Poll