Politike

Mbërriti në Shqipëri/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave

Mohamed bin Zayed Al Nahyan u prit pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama.

23 Shkurt 2025, 16:14 Nga M.B
Mbërriti në Shqipëri/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara
Foto nga ceremonia

TIRANA- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, është pritur me ceremoni shtetërore te Pallati i Brigadave. Mohamed bin Zayed Al Nahyan u prit pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama. Pritet që Rama dhe bin Zayed Al Nahyan të zhvillojnë një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të firmosin marrëveshje mes palëve.

Rama e ka njoftuar dje ardhjen e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Rama tha përmes një postimi në rrjetet e tij sociale se kjo do të jetë një vizitë speciale, ndërsa shtoi se ai është mik i vjetër i shqiptarëve dhe i tij.

Ai u shpreh se kjo është vizita e parë e tij si president i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa vizita e fundit ishte në vitin 1999 në aeroportin e Kukësit.  Rama ka shtuar se Bin Zayed nxiti marrëveshjen për portin e Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore të energjisë. Rama tha se sheiku do të shoqërohet edhe nga delegacioni i tij. 

“Nesër kemi një vizitë shumë speciale. Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova. Asokohe Emiratet në porosinë e tij ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas”, tha Rama ndër të tjera dje.

mohamed bin zayed al nahyan

Sondazh

Poll