Politike

“Make Albania great again!" Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Gjekmarkaj: Më 11 maj duhet ta largojmë dëbuesin e shqiptarëve Edi Ramën

Gjekmarkaj e konsideroi votën si një mundësi për të mbyllur plagët e shkaktuara nga qeverisja e Edi Ramës, duke theksuar se është koha për të larguar diktatorin, sipas tij, dhe për të rikthyer demokracinë. 

23 Shkurt 2025, 18:13 Nga M.B
“Make Albania great again!" Takimi i PD-së me shqiptarët
Agron Gjekmarkaj

ATHINA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në takimin e sotëm të PD-së me shqiptarët në Athinë. Gjekmarkaj, ka theksuar rëndësinë e votës në zgjedhjet e 11 majit për të sjellë një ndryshim të vërtetë në Shqipëri.

Ai tha se bota shqiptare ka ndalur entuziazmin për shkak të qeverisjes aktuale. Gjekmarkaj e konsideroi votën si një mundësi për të mbyllur plagët e shkaktuara nga qeverisja e Edi Ramës, duke theksuar se është koha për të larguar diktatorin, sipas tij, dhe për të rikthyer demokracinë. 

"Sot bota shqiptare e ka ndalur entuziazmin në këtë sallë. Agora e demokracisë buçet në gjuhën shqipe. Ata kanë vetëm një dëshirë: “Make Albania great again”. Shqipëria prej vitesh mbahet me punën tuaj. Sot kërkohet vota si balsamn për plagët e shkaktuara nga Edi Rama. Itaka juaj e përjetshme është atje.

Më 11 maj duhet ta largojmë dëbuesin e shqiptarëve Edi Ramën. Vota për PD është për ndryshim. Berisha është këtu për besëlidhje, për të rrëzuar diktaturat dhe rikthimin e demokracisë. Besojini historisë së tij. Fitore dhe vetëm fitore më 11 maj", tha Gjekmarkaj.

takimi i partise demokratike ne athine

Sondazh

Poll