Politike

VIDEO/ Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Tiranë, nënshkruhen marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama bën me dije përmes rrjeteve sociale se marrëveshjet u nënshkruan në ambientet e Pallatit të Brigadave.

23 Shkurt 2025, 17:14 Nga M.B
VIDEO/ Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Tiranë, nënshkruhen
Edi Rama dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan

TIRANA- Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar disa marrëveshje sot në Tiranë. Kryeministri Edi Rama bën me dije përmes rrjeteve sociale se marrëveshjet u nënshkruan në ambientet e Pallatit të Brigadave. Marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit janë:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

"Pallati i Brigadave – Shkëmbimi i projekteve të përfshira në kornizën e përbashkët midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së lidhur për Projektin e Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd", shkruan Rama në postim.

edi rama dhe mohamed bin zayed al nahyan

Sondazh

Poll