Politike

Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Petro Gjikuria: Kasta mafiozo-politike e majtë duhet të largohet nga pushteti

Gjikuria tha se qeveria e binomit Rilindja-Soros ka shkatërruar shtetin dhe ka larguar shqiptarët në vendit.

23 Shkurt 2025, 18:26 Nga M.B
Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Petro Gjikuria:
Petro Gjikuria

ATHINA- Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës Petri Gjikuria ka marrë pjesë sot në takimin e Partisë Demokratike me shqiptarët në Athinë. Gjikuria tha se qeveria e binomit Rilindja-Soros ka shkatërruar shtetin dhe ka larguar shqiptarët në vendit. Sipas tij, kasta mafiozo-politike e majtë duhet të largohet nga pushteti. 

“Jam këtu të rikujtoj kalvarin që populli i Himarës provoi në kurriz nga autokracia e Edi Ramës, pasi ishin të parët që kundërshtuarn autokracinë ë tij gje e cila kulmoi më grabitjen e mandatit të Fredi Belerit. Historia e 2 viteve të fundit në Himarë është prova se bashkëpunimi mes opozitës është ajo që kërkojnë njerëzit.

Ata besojnë tek e djathta dhe duan të ndryshojë qeveria. Qeveria e binomit Rilindja-Soros ka shkatërruar shtetin dhe ka larguar shqiptarët në vendit. Kasta mafiozo-politike e majtë duhet të largohet nga pushteti. Unë e them me bindje se sot ka vetëm një binom që i duhet Shqipërisë, binomi Trump – Berisha”, tha Gjikuria.

pd ne athine

Sondazh

Poll