23 Shkurt 2025, 14:11
Nga B.Z
Dashnor Sula
ITALI - Përfaqësues të Partisë Demokratike zhvilluan një ditë më parë takim me emigrantët shqiptarë në Bergamo të Italisë, ku u diskutua për zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat ekonomike të vendit.
Në takim morën pjesë kryetari i Bashkisë së Bergamos, Gianfranco Gaforelli, deputeti i PD-së Dashnor Sula, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo dhe organizatori i PD në Bergamo Endi Farruku.
Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, deputeti Dashnor Sula theksoi rëndësinë e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në votime. Sula tha se ka ardhur koha për një ndryshim në Shqipëri, ndërsa theksoi dhe rolin e rëndësishëm të këshilltarit politik amerikan Chris LaCivita në hartimin e strategjisë për fushatën e 11 Majit.
Në takimin e mbajtur, PD prezantoi edhe disa nga premtimet e programit të saj të qeverisjes të cilat ishin:
• Paga mesatare 1200 euro dhe rroga minimale 500 euro.
• Minimumi jetik 200 euro për të mbështetur shtresat më në nevojë.
• Karta e Konsumatorit, që do t’u mundësojë qytetarëve me të ardhura të ulëta zbritje në ushqime, barna dhe subvencione për energjinë dhe ujin.
• Lehtësira për emigrantët që kthehen, duke i përjashtuar nga taksat për 5 vitet e para nëse hapin biznes në Shqipëri.
• Luftë kundër korrupsionit dhe shpenzimeve të panevojshme qeveritare, duke garantuar një administratë më transparente dhe eficiente.
Gjatë takimit PD theksoi gjithashtu se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.
zgjedhje parlamentare 11 maj
Politike
23 Shkurt 2025, 13:38
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar akuzat dhe sulmet ndaj Prokurorit të SPAK, Olsi Dado....
Politike
23 Shkurt 2025, 13:06
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar të tjera shkelje, këtë herë në bashkinë e Durrësit. Zëd...
Politike
23 Shkurt 2025, 12:37
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në rrjete sociale përmes rubrikës "Sy m'sy" është py...
Politike
23 Shkurt 2025, 12:33
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit në rrjete sociale me komentuesit, është pyetur edhe në lid...
Politike
23 Shkurt 2025, 12:22
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe ditën e sotme një bashkëbisedim me komentuesit përmes platformës "S...
Politike
23 Shkurt 2025, 11:12
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e burgut të Durrësit, aty...
Politike
23 Shkurt 2025, 10:52
B.Z
Rama, Gonxhe
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në kantierin e Galerisë Kombëtare të...
Politike
23 Shkurt 2025, 09:00
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë këtë të diel një takim me ...
Politike
23 Shkurt 2025, 07:00
B.Z
McGonigal
SHBA - Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross, në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, ka s...
Politike
22 Shkurt 2025, 22:28
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e nesërme një takim në Athi...