Sport

Gasperini: “Ndoshta nuk do ta rinovoj më kontratën me Atalantën”

Trajneri i Atalantës ka folur për të ardhmen e tij në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Empolit

23 Shkurt 2025, 14:30 Nga DOSJA
Gasperini: “Ndoshta nuk do ta rinovoj më kontratën me

ITALI - "Siç kanë thënë shumë, ka një fillim dhe një fund. Ne do të shohim në fund të vitit nëse do të vazhdojë apo do të ndalet. Ndoshta nuk do të ketë rinovim dhe vazhdimësi të mëtejshme."

Kështu është shrehur trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini në prag të ndeshjes së ligës kundër Empolit, duke folur për të ardhmen e tij.

Marrëveshja aktuale mes trajnerit dhe skuadrës bergamaske skadon më 30 qershor 2026, por marrëdhënia mund të përfundojë edhe në fund të sezonit, duke qenë se Gasperini do të marrë një vendim pas 13 ndeshjeve të ardhshme të Serisë A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll