Sport

FOTO/ Wanda Nara dhe Mauro Icardi divorcohen: ajo kërkon 500.000 euro në muaj!

Më 11 mars, showgirl dhe sulmuesi do të takohen në Milano, për seancën e parë të ndarjes dhe divorcit.

23 Shkurt 2025, 13:30 Nga DOSJA

FOTO/ Wanda Nara dhe Mauro Icardi divorcohen: ajo kërkon 500.000 euro

ITALI - Njëmbëdhjetë vjet pas martesës së tyre, Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë vendosur të divorcohen: seanca e parë do të jetë në Milano më 11 mars, edhe pse ajo - shkruan Corriere della Sera - do të kishte dashur që ajo të zhvillohej në Argjentinë, ku mendon se ka kontroll më të mirë se si ta komunikojë çështjen me botën e jashtme.

Të dyja palët do të mbërrijnë në seancë me disa kërkesa për menaxhimin e pasurisë së familjes: showgirl-ja ka kërkuar një kompensim mujor prej afërsisht 500 mijë euro në muaj për divorcin dhe mirëmbajtjen e vajzave të saj, duke e ditur shumë mirë gjendjen financiare të familjes, pasi prej kohësh menaxhon të ardhurat e ish-kapitenit të Interit.

Icardi nga ana e tij thuhet se ka kërkuar që vajzave të tyre, të cilat janë shtetase italiane, t’u tërhiqen pasaportat, pasi Wanda i kishte çuar në Argjentinë pa lejen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll