Sport

Arne Slot parashikon vështirësi ndaj Cityt: "Duhet të vuajmë dhe të punojmë shumë"

Trajneri i Liverpoolit ka folur edhe për shortin e Champions League, ku do të përtballet me PSG...

23 Shkurt 2025, 10:30 Nga DOSJA
Arne Slot parashikon vështirësi ndaj Cityt: "Duhet të

ANGLI - Arne Slot ka komentuar ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, të planifikuar për këtë të dielë, në stadiumin Ethiad (17:30).

Ai pret një lojë të vështirë, por mbetet i sigurt në formën aktuale të skuadrës së tij: "Ajo që unë pres nga City është ajo që presin të gjithë kur shkojnë në Etihad: duhet të vuajnë dhe të punojnë shumë sepse kanë shumë zotërim të topit. Por ata janë gjithashtu përballë një ekipi të forte, që nuk ka humbur në 22 ndeshje."

Reds kanë në repartin klinik Conor Bradley dhe Joe Gomez, që do të mungojnë në ndeshjen kundër Citizens. Slot foli edhe për gjendjen fizike të Cody Gakpo dhe nuk konfirmoi nëse ai do të jetë në formë: "Nuk e di saktësisht. Është një situatë e vështirë për t'u vlerësuar."

Trajneri ka reaguar edhe për kundërshtarin e 1/16-tës së Liverpoolit në Champions League, PSG. Slot tha se "në këtë fazë të garës, cilësia e kundërshtarëve do të jetë shumë e lartë dhe se PSG është një ekip dhe një klub me një histori të madhe evropiane".

Trajneri i Reds vlerësoi gjithashtu performancën e parizienëve në kompeticion: “Ata u kualifikuan në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave me një fitore të madhe kundër Brest-it dhe kanë pasur disa rezultate shumë të mira në sezonin e rregullt, duke mposhtur Shtutgartin, Manchester Cityn, Girona dhe Salzburgun”.

Liverpool kryeson Premier League me 61 pikë, 8 më shumë se Arsenali dhe 17 më shumë se City (që ka luajtur një ndeshje më pak). Për Champions League, Reds luajnë në Paris më 5 dhe më 11 mars në Anfield.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll