Sport

Guardiola lavdëron Liverpoolin: “Ata janë një ekip më i mirë në shumë aspekte”…

Trajneri i Manchester Cityt parashikon përballjen me Reds

23 Shkurt 2025, 10:00 Nga DOSJA
Guardiola lavdëron Liverpoolin: “Ata janë një ekip më

ANGLI - Pas eliminimit të Manchester City nga Liga e Kampionëve, Pep Guardiola tha në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj të diele kundër Liverpoolit (17:00), se Qytetarët “nuk janë në një moment të keq”.

“Real Madridi ishte ekipi më i mirë, ata janë skuadra më e mirë për momentin”, pranoi ai. "Në sezonet e mëparshme kundër tyre, ne e ndjemë atë, ne ishim atje dhe në shumë aspekte ishim më të mirë se ata. Këtë herë ne nuk arritëm ta kalonim dhe pranuam realitetin," shtoi ai.

Trajneri katalanas dha gjithashtu vlerësime të larta për trajnerin e Liverpool, Arne Slot: "Nga qëndrueshmëria është e ngjashme me atë që kishin nën Jürgen Klopp. Ata e meritojnë të jenë atje, duke luftuar Arsenalin për titull. Ata janë një ekip i lartë në shumë mënyra. Ata kanë humbur vetëm një ndeshje në Premier League. Kështu që do të jetë një test i madh për ne."

Guardiola ka disa lojtarë në departamentin mjekësor, si Akanji, Rodri, Oscar Bobb dhe tani John Stones. "Është një dëmtim i komplikuar. Në ditët në vijim do të dimë nëse ai ka nevojë për operacion apo jo. Është në pjesën e përparme të kofshës," shpjegoi ai. Kujtojmë se anglezi u dëmtua në ndeshjen e së mërkurës ndaj Merengues.

Erling Haaland është dyshimi i madh për ndeshjen ndaj kuqezinjve dhe spanjoli nuk e ka konfirmuar prezencën: “Nuk e di ende”. Norvegjezi nuk luajti asnjë minutë ndaj Real Madridit.
Manchester City është i katërti në Premier League me 44 pikë, 3 pas Nottingham Forest dhe 17 pas liderit Liverpool.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll