Sport

Besiktas kërkon ta shesë sulmuesin shqiptar Ernest Muçi, por vetëm nëse...

Sulmuesi I Kombëtares kuqezi do të largohet nga Stambolli vetëm po u paguan 10 mln. Euro

23 Shkurt 2025, 14:00 Nga DOSJA
Besiktas kërkon ta shesë sulmuesin shqiptar Ernest Muçi, por

TURQI - Sulmesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi mund të largohet në verë nga Besiktas. Gazeta e njohur turke “Fanatik” shkruan që paraqitjet e sulmuesit të krahut kanë qenë nën pritshmëritë e klubit nga Stambolli.

Ernest Muçi u afrua te Besiktas para 1 viti nga Legia për 10 milionë Euro, një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e ekipit turk. Pikërisht kjo është edhe shuma që kërkohet për ta lënë të lirë edhe pse është nën kontratë deri në 30 qershor të 2027-ës.

Ernest Muçi deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 45 ndeshje ku është aktivizuar. Më herët, sipas mediave turke interes për Muçin ka shfaqur Aton Villa në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll