Sport

FOTO/ Everton befason Man.United: Fytyra e Sir Alex Ferguson tregon zhgënjimin!

Pas 26 javësh, “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e 15-të në Premier League, me 30 pikë.

23 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA
FOTO/ Everton befason Man.United: Fytyra e Sir Alex Ferguson tregon

ANGLI - Ndërsa Everton ishte plotësisht i kënaqur me epërsinë 2-0 të pjesës së parë para tifozëve të tyre në Goodison Park, e gjithë pankina dhe Ruben Amorim u kapën në kamera të befasuar me dy golat e pësuar nga Manchester United.

Madje edhe një ikonë e klubit të Mançesterit si Sir Alex Ferguson, i cili kishte ardhur siç pritej për të mbështetur ish-klubin e tij, me të cilin ai shkroi faqe të paharrueshme të historisë, u pa në tribune i befasuar…

Edhe ai u pa i zhgënjyer dhe i mërzitur nga dy golat e pësuar nga “Djajtë e Kuq”: fillimisht nga Beto (19') në një defekt në mbrojtje nga United, më pas goditja e Doucouré në minutën e 33-të.

Pas pushimit, Manchester United, me Bruno Fernandes (72’) dhe Ugarte (80’), arritën të barazojmë 2-2, por pa mundur të fitojnë. Pas 26 javësh, “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e 15-të në Premier League, me 30 pikë.

Gjithsesi, mjafton të shikosh këtë foto të Sir Alex Ferguson dhe çdo koment i mëtejshëm është i tepërt. Manchester Unitet koleksionon edhe një tjetër ndeshje zhvënjyese…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll