Sport

VIDEO / Barcelona mund Las Palmas dhe rimerr kreun!

Dani Olmo, pas një kombinimi perfekt me shokët e skuadrës, e dërgon topin në rrjetë. Ferran Tores fikson 2-0.

22 Shkurt 2025, 23:46 Nga DOSJA
VIDEO /  Barcelona mund Las Palmas dhe rimerr kreun!

SPANJE - Zgjat pak orë kryesimi i Atleticos së Madridit në La Liga, pasi Barcelona fitoi 2-0 në fushën e Las Palmas për të ruajtur pozicionin në majë edhe pas javës së 25-të. Gol i parë i ndeshjes u shënua nga Dani Olmo në pjesën e dytë.   

Duhej të kalonin më shumë se 60 minuta lojë që Barcelona të gjente golin në takimin me Las Palmas në transfertë. Dani Olmo, pas një kombinimi perfekt me shokët e skuadrës, e dërgon topin në rrjetë.

Ferran Torres do të vuloste rezultatin përfundimtar 2-0 në kohën shtesë, saktësisht në minutën e 90-të +5, një gol thuajse i ngjashëm me atë të parin, shtyllë dhe rrjetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll