Sport

VIDEO / Interi merr 3 pikët me shumë mund ndaj Genoas!

Goli zikaltër vjen nga një goditje këndi e ekzekutuar në shtyllën e parë nga Calhanoglu: i pari që arrin te topi është sulmuesi argjentinas, i cili godet me kokë drejt portës së Lealit dhe gjen devijimin vendimtar të Masinit.

22 Shkurt 2025, 23:33 Nga DOSJA
VIDEO / Interi merr 3 pikët me shumë mund ndaj Genoas!

ITALI - Interi e pati të vështirë pothuajse në çdo aspekt, veçanërisht në shënimin e golave, por në fund siguroi tri pikë të arta ndaj Genoa-s. Goli vendimtar u shënua nga Lautaro Martinez, i cili arriti në kuotën e dhjetë golave në këtë kampionat dhe i dha ekipit të Simone Inzaghit fitoren 1-0 ndaj një Genoa luftarake, që arriti t’u bëjë ballë kampionëve të Italisë në tempullin "Meazza".

Diferencën, në fund të fundit, e bëri një goditje standarde – një element ku asnjë ekip nuk mund të konkurrojë me Interin. Ky ishte goli i nëntë i zikaltërve në këtë kampionat nga goditjet e këndit, falë edhe "Toros" së tyre, Lautaros. Me këtë fitore, Inzaghi lë pas humbjen në derbin e Italisë dhe, mbi të gjitha, ngjitet përkohësisht në vendin e parë në renditje, një pikë mbi Napolin, që nesër, në orën 12:30, do të duhet t’i përgjigjet këtij rezultati në sfidën ndaj Como-s.

Nga një goditje standarde, një nga specialitetet e tij, Interi zhbllokon ndeshjen ndaj Genoas dhe kalon në avantazh 1-0, dymbëdhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, plus shtesën. Golin e parë të mbrëmjes e shënon Lautaro Martinez.

Goli zikaltër vjen nga një goditje këndi e ekzekutuar në shtyllën e parë nga Calhanoglu: i pari që arrin te topi është sulmuesi argjentinas, i cili godet me kokë drejt portës së Lealit dhe gjen devijimin vendimtar të Masinit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll