Politike

"Kryeministër meriton një lapidar si Clintoni"/ Batutat e Ramës me banorët: Jo jo, është ndërtim pa leje

Teksa Rama po deklaronte se ndërtimi i kësaj rruge është një premtim i vonuar por i mbajtur, një prej banorëve theksoi se Rama meritonte një lapidar si Clinton në Kosovë.

22 Shkurt 2025, 11:14 Nga I.A
"Kryeministër meriton një lapidar si Clintoni"/ Batutat e
Edi Rama

KOMAN- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me banorët e zonës së Komanit ditën e sotme teksa po inspektonte punimet e rrugës në këtë zonë. Teksa Rama po deklaronte se ndërtimi i kësaj rruge është një premtim i vonuar por i mbajtur, një prej banorëve theksoi se Rama meritonte një lapidar si Clinton në Kosovë. Ndërkohë që Rama iu kthye se kjo gjë nuk ka për të ndodhur as për së gjalli dhe as për së vdekuri.  

Rama: Ata kanë për detyrë të rrejnë, kush ta hajë ta hajë. Ne çfarë themi e bëjmë, por duhet durim. Jo të gjitha mund të bëhen menjëherë. Dhe jo çdo gjë që mendon që do më bo, bëhet kur do me e bo sepse dalin edhe gjëra të tjera. Tani i erdhi radha e rëndësishme ta bëjmë shkëlqyeshëm.

Banori: Kryeministër për mua si i ka bërë Kosova lapidarin Clinton, ti e meriton. Për Zotin, për atë djalë.

Rama: Jo jo, do ta lë me shkrim edhe për së vdekmi jo, për së gjalli e kam në dorë vetë sepse është ndërtim pa leje, por për së vdekmi në asnjë mënyrë.

edi rama

Sondazh

Poll