Sport

Manchester United, gati një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës...

United, nën drejtimin e Ruben Amorimit, e sheh Araujon si liderin ideal në mbrojtje, megjithëse konkurrenca për nënshkrimin e tij do të jetë e ashpër.

21 Shkurt 2025, 14:00 Nga DOSJA
Manchester United, gati një ofertë prej 100 milionë euro për

ANGLI - Klubi anglez, Manchester United ka etiketuar mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, si njërin nga objektivët kryesor të verës dhe është gati të bëjë një ofertë të lartë për të.

Sipas Fichajes, “Djajtë e Kuq” janë gati të bëjnë një lëvizje të fortë në afatin kalimtar të verës, duke synuar Araujon me një ofertë prej 100 milionë euro.

Qendërmbrojtësi uruguajan ka qenë një figurë kyçe për Barcelonën dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës.

Pavarësisht nënshkrimit të një zgjatjeje kontrate deri në vitin 2031, gjendja financiare e klubit katalanas mund t’i detyrojë ata të marrin në konsideratë një ofertë të madhe.

Në janar, Juventusi bëri një përpjekje për të nënshkruar me atë, por oferta e tyre nuk ishte në vlerën e pretenduar nga Barcelona.

United, nën drejtimin e Ruben Amorimit, e sheh Araujon si liderin ideal në mbrojtje, megjithëse konkurrenca për nënshkrimin e tij do të jetë e ashpër.

Aftësia e tyre për të siguruar kualifikimin në Champions League përmes Ligës së Evropës mund të luajë një rol vendimtar në ndjekjen e tyre. Në fund të fundit, Barcelona dhe vetë Araujo, do të vendosin nëse një transferim do të realizohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll