Sport

Buzëqesh trajneri Tuchel, sulmuesi Harry Kane do të jetë në sfidën me Shqipërinë...

Sipas tabloidëve në Britani mësohet se sulmuesi Harry Kane do të jetë jashtë fushave për 2-3 javë, duke u rikthyer në kohë për takimet e marsit të Anglisë.

21 Shkurt 2025, 13:30 Nga DOSJA
Buzëqesh trajneri Tuchel, sulmuesi Harry Kane do të jetë në

ANGLI - Dëmtimi i pësuar nga Harry Kane në duelin mes Bayern Munich dhe Celtic duket se nuk është aq serioz sa u mendua.

Pas ekzaminimeve më të imtësishme është mësuar se dëmtimi i sulmuesit në pulpë nuk do ta pengojë që të jetë prezent në startin e fushatës së eliminatoreve të Anglisë për Botërorin e 2026-tës.

Sipas tabloidëve në Britani mësohet se sulmuesi do të jetë jashtë fushave për 2-3 javë, duke u rikthyer në kohë për takimet e marsit të Anglisë.

“Tre Luanët” do të presin Shqipërinë në Wembley më 21 mars, ndërsa katër ditë më vonë do të ndeshjen me Letoninë, po në të njëjtin stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll