Sport

Guardiola po kalon një sezon makthi, nuk ka humbur kurrë 13 ndeshje në një edicion!

Sipas statistikave të Opta, kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë trajnerit spanjol në karrierën e tij.

21 Shkurt 2025, 13:00 Nga DOSJA
Guardiola po kalon një sezon makthi, nuk ka humbur kurrë 13 ndeshje

ANGLI - Manchester City u eliminua nga Real Madridi në play-off të Champions League, pasi humbi ndeshjen e dytë në Santiago Bernabeu 3-1, duke vazhduar ecurinë e keqe të trajnerit Pep Guardiola, i cili po kalon një sezon të tmerrshëm.

Guardiola ka pësuar 13 humbje këtë sezon në të gjitha garat, dhe sipas statistikave të Optas, kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë në karrierën e tij.

Trajneri i “Qytetarëve” nuk ka humbur asnjëherë në karrierën e tij 13 ndeshje në një sezon, ndërkohë që ka ende shumë për të luajtur në Premier League, ndaj Pep mund ta “përmirësojë” rekordin negativ.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll