"Rama po blen vota me bonusin elektoral", Berisha: Ne do vendosim kartën e konsumatorit 450 euro për çdo pensionist
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një konferencë për mediat, ku hodhi akuza ndaj k...
Berisha tha SPAK pretendon se do ta dënojë Ramën ndërsa shtoi se mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh në qoftë se vërtet SPAK e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë. Berisha tha SPAK pretendon se do ta dënojë Ramën ndërsa shtoi se mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur.
Ai thekson se Rama përdori administratën dhe e nxori në shesh. Berisha shtoi se i gjithë fjalimi i Ramës ishte një avokati i dëshpëruar sikur qytetarët shqiptarë kanë halle se çfarë po thonë gazetat, portalet apo kundërshtarët politikë për të dhe familjen e tij.
"Pika e parë, në qoftë se vërtet Skap e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë. Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet.
Por, po qe se Spak pretendon se do ta dënojë, ja ku e ka Edi Ramën, mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur. Përdor administratën në bllok, e nxjerr në shesh se kështu po më sulmojnë familjen, po më sulmojnë gruan, po më sulmojnë Erion Veliajn.
I gjithë fjalimi ishte një avokati e dëshpëruar sikur qytetarët shqiptarë kanë halle se çfarë po thonë gazetat, portalet apo kundërshtarët politikë për Edi Ramën dhe familjen e tij. Se ky ishte problemi i qytetarëve...
Dhe ky ishte fjalimi se shyqyr që e regjistruan se ishte një sallatë fjalësh pa vlerë. Një njeri i dëshpëruar, një njeri i cili e sheh që toka po shket me shpejtësi nën këmbë. Në fakt ky është termi më i drejtë. Po i shket me shpejtësi toka nën këmbë. Nuk foli një fjalë për Mynihun. Nuk tha një fjalë të vetme. Shkoi në Mynih, do kishte takim, tha. Asnjë takim me dinjitarët e lartë amerikanë. Asnjë ftesë. Asnjë foto. Mirëpo kjo e poshtëroi keq edhe tek të vetët. Se tani kanë filluar edhe të vetët t’i largohen, të tremben prej tij.
Plus asnjë fjalë për superskandalin me USAID, në një kohë kur bashkëshortja dhe ish-bashkëshortja janë dy kokat kryesore të skandalit. Po ma përmendin, thotë, po thuaj, trego sa janë marrë. Del Çuçi dhe Delina e thonë se nuk kemi marrë asnjë qindarkë. Po 10 milionë i ke me kontratë. Drejtësi për të gjithë programi, pasuri për elitën e korruptuar të ekstremit të majtë në Shqipëri. Pra, nuk flet për këto. Flet nëse ishte gardëroba kështu, nuk kam përgjegjësi, bën një sallatë fjalësh, se unë kur u ktheva nga Parisi për vakinë e babait, përpiqet të kapë momente emocionale të mbulojë skandalet, vjedhjet e tij.
Po çfarë gjynah ka ai, po të ketë gjynah ai, nuk lë të sëmurët të vdesin në spitale. Po të ketë gjynah ai, nuk vdiqën 20 mijë nga Kovidi dhe atë e bën ministre, në vend që ta çojë në burg. E ka një taktikë ai që bën këto për të ngjallur keqardhje," tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një konferencë për mediat, ku hodhi akuza ndaj k...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për shtyp foli për programin e...
ajola xoxa TIRANË- Në dosjen hetimore të Gjykatës së Posaçme lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familja...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po...
Petrit Vasili TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto dhe deputetët, Erisa Xhi...
Selia e PD TIRANA- 24 shkurti është afati i fundit për aplikimin e kandidatëve që duan të garojnë për deputet ...
Kalaja TIRANË- Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në Gjykatë...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me rubrikën "Sy m'sy" në rrjetet e tij sociale ku i është...
erion veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka lejuar kryebashkiakut Erion Veliaj edhe takime të tjera përveçse atyre me fami...
Meta dhe Kryemadhi TIRANË- Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi që d...