Politike

‘Rama ti ke dështuar!’, PD nxjerr videon: Dhjetëra familje në çadra mes acarit, fondet e shpëtimit shkojnë në xhepat

10 Janar 2020, 09:20 Nga DOSJA
‘Rama ti ke dështuar!’, PD nxjerr videon: Dhjetëra familje

TIRANË- Mëngjesin e sotëm Partia Demokratike ka publikuar një video kushtuar tërmetit të 26 nëntorit dhe kryeministrit Edi Rama. Në këtë video thuhet se Rama ka dështuar, pasi pretendoi se i kishte ardhur në ndihmë gjithë fatkeqëve, por ndërkohë shumë familje janë në çadra në këtë acar.

PD thotë se fondet e shpëtimit që duhet të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve.

Edi Rama  thotë se ‘’…ishte një mrekulli që numri i të vdekurve nuk ishte shumë i lartë’’. Ndërkohë quan Zotin të pabesë.

Edi Rama thotë se: ‘’Ne ia dolëm të mos lemë vetëm asnjë fatkeq dhe asnjë familje në rrugë të madhe’’. Ndërkohë 40 ditë pas tërmetit, mes dhjetra familje jetojnë në çadra mes acarit.

Edi Rama thotë se: ‘’Ia dolëm të përballojmë furtunën e emergjencës imediate’’. Fakti: Ekipet e shpëtimit të patrajnuara dhe pamjete. Fondet e shpëtimit në xhepin e qeveritarëve.

Në Thumanë shkolla ‘’R.Jangozi’’ rikonstruktuar me tender korruptiv , rrënohet nga tërmeti dhe shembet nga qeveria vetëm një muaj pas inaugurimit.

Rama kërkon të shtyjë kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me mashtrimin se do t’u vijë në ndihmë qytetarëve. Ndërkohë sulmon median dhe fjalën e lirë duke shfrytëzuar hapësirën ekstra ligjore.

Rama ti ke dështuar!.”– shprehet PD.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pd nxjerr videon tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama pd nxjerr videon tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll