Politike

"Fitorja e Trump ishte fitorja e lirisë në botë"/ Berisha: Në gazetën më të madhe të botës Rama u cilësua si kukulla e Sorosit

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Kryeministri Edi Rama u cilësua ditën e djeshme në gazetën më të madhe të botës si kukulla e Sorosit. 

20 Shkurt 2025, 19:54 Nga E. D
"Fitorja e Trump ishte fitorja e lirisë në botë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se fitorja Donald Trump ishte fitorja e lirisë në botë dhe se ai i deklaroi kombit të tij se, rreziku ynë më i madh është rreziku i brendshëm. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Kryeministri Edi Rama u cilësua ditën e djeshme në gazetën më të madhe të botës si kukulla e Sorosit. 

"Miq, ne qendruam ndaj kësaj diktature, qendruam me bindjen se është detyrim të përballesh me të keqen. Por qendruam edhe me bindjen se, kurrë nuk do mund të zgjasë. Dhe bindja jonë u provua e drejtë. Donald Trump, fitorja e tij ishte fitorja e lirisë në botë. I deklaroi kombit të tij se, rreziku ynë më i madh është rreziku i brendshëm. Jo Kina, jo Rusia. Janë armiq, por një armik tjetër i brendshëm është rreziku më i madh për popullin amerikan. Çfarë ishte ky armik? Ky armik ishte armata e të gjithë atyre që predikonin censurën për pushtetin e tyre. Ky armik, ishin ata të cilët bënin gjithçka për të manipuluar zgjedhjet. Ky armik, ishin ata të cilët krijuan drejtësinë politike.

Që kandidatin për president, sapo kandidoi i ngrinin padi me dhjetëra e dhjetëra akuza. Ky armik, në shumë aspekte po i paraqiste SHBA-të një vend me drejtësi politike, një vend të censurës. Ky armik, sulmoi familjen, vlerat e saj. Ky armik, sulmoi gjininë njerëzore. Doli përtej Marksit, sepse me ndërhyrjen në identitetin e gjinisë njerëzore, do të krijonin njeriun e ri, shoqërinë e re. Po ky armik, miqtë e mi, kur në SHBA-të 350 milionë banorë shtet ndërmori gjithë ëkto masa, në Shqipëri ishte shumë më i egër. Në krye të këtij sulmi të ekstremit të majtë qendronte monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, i cili tejkaloi Marksin.

Me doktrinën e ndërhyrjes në gjininë njerëzore që jep Zoti, ai tejkaloi dhe vet Marksin. Por, të jemi realistë. Askund, në asnjë vend tjetër nuk u përsëritën, nuk lulëuan si në Shqipëri këto praktika, këto qendrime dhe u shndërruan në nëj faktor të fuqishëm të mbështetjes së narkodiktaturës. Lavdi Zotit, Donald Trump fitoi. U rikthye, duke patur përballë makinerinë më të fuqishme të kohërave, të shpifjes, manipulimit, mashtrimit. Shpëtoi nga atentatet dhe i preu kokën gjarprit. Nuk janë të rastit, të dashur qytetarë dhe qytetare etiketimet dhe qendrimet ndaj Edi Ramës. Në gazetën më të madhe të botës, dje cilësohej përsëri si kukulla e Sorosit, sepse është ai, sepse ashtu qe. Sepse Aleksi, pas çdo krimi që kryenin, do vinte këtu dhe ia hidhte krahun në qafë: vëllai im, Erion. Vëllai im, Edvin," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll