Bota

Tusk mesazh BE-së për Ukrainën: Mjaft me bisedimet, është koha për të vepruar!

Së pari, ai propozon që Evropa të financojë ndihmën për Ukrainën nga asetet e ngrira ruse. Së dyti, udhëheqësi polak vëren se policia ajrore, si dhe kufijtë e BE-së me Rusinë, duhet të forcohen. Dhe, së fundi, Tusk thekson se Evropa duhet të miratojë me shpejtësi rregulla të reja fiskale për të financuar sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së. 

20 Shkurt 2025, 22:50 Nga E. D
Tusk mesazh BE-së për Ukrainën: Mjaft me bisedimet,
Donald Tusk

POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se Evropa duhet të financojë ndihmën për Ukrainën duke shfrytëzuar asetet e ngrira ruse.

"Mjaft me bisedimet, është koha për të vepruar!" theksoi Tusk, në një postim në rrjetet sociale, ndërsa rendit tre veprime që ai beson se duhet të ndërmerren në lidhje me luftën në Ukrainë.

Së pari, ai propozon që Evropa të financojë ndihmën për Ukrainën nga asetet e ngrira ruse. Së dyti, udhëheqësi polak vëren se policia ajrore, si dhe kufijtë e BE-së me Rusinë, duhet të forcohen. Dhe, së fundi, Tusk thekson se Evropa duhet të miratojë me shpejtësi rregulla të reja fiskale për të financuar sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së. 

donald tusk

Sondazh

Poll