Bota

Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu i dërgon letër Papa Françeskut në spital, i uron shërim të shpejtë dhe të plotë

Gjendja e Papa Françeskut po tregon një përmirësim të lehtë. Vatikani ka bërë me dije se ai është pa temperaturë dhe parametrat e tij vazhdojnë të jenë të qëndrueshme.

20 Shkurt 2025, 22:46 Nga N.F
Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu i dërgon letër Papa
Bartolomeu dha Papa Françesku

VATIKAN- Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, Bartolomeu i dërgoi një letër Papa Françeskut , i cili është shtruar në spitalin e Romës ditët e fundit. Bartolomeu në letër i uroi Papës shërim të shpejtë, të plotë dhe kthim të shpejtë në detyrat e tij të shenjta dhe shumë të përgjegjshme me ndihmën e Zotit.

Patriarku Ekumenik i dërgoi letrën e tij të shkruar me dorë kardinalit George Kuvakant, i cili vizitoi Fanarin pasditen e së martës, 18 shkurt, në krye të një delegacioni shumë anëtarësh të Vatikanit në përgatitje për vizitën e Papës në Turqi në pranverë. Dy primatët planifikojnë të përkujtojnë së bashku përvjetorin historik të 1700 vjetëve që nga Koncili i Parë Ekumenik i Nikesë.

Gjendja e Papa Françeskut po tregon një përmirësim të lehtë. Vatikani ka bërë me dije se ai është pa temperaturë dhe parametrat e tij vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Sipas informacioneve, nëse shëndeti i Françeskut vazhdon të përmirësohet, ai mund të lirohet nga spitali Agostino Gemelli në Romë në fund të javës së ardhshme.

bartolomeu papa francesku

Sondazh

Poll