Bota

"Ai duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve"/ Këshilltari për Sigurinë Kombëtare: Trump i zhgënjyer me Zelenskyyn...

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi disa nga fyerjet që vijnë nga Kievi si të papranueshme, ndërsa në të njëjtën kohë përshëndeti garancitë e sigurisë nga vendet evropiane.

20 Shkurt 2025, 21:39 Nga E. D
"Ai duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve"/
foto ilustruese

SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Walz tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të përfundojë një marrëveshje për pasurinë minerale të vendit të tij. 

Zelenskyy hodhi poshtë dje kërkesën e SHBA-së që Ukraina të vërë në dispozicion pasuri minerale me vlerë 500 miliardë dollarë. Ai gjithashtu nuk pajtohet sepse marrëveshja nuk ofron garanci specifike sigurie.

"Ai duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve," tha Waltz, duke pranuar se presidenti i SHBA Donald Trump është padyshim shumë i mërzitur me Zelensky.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi disa nga fyerjet që vijnë nga Kievi si të papranueshme, ndërsa në të njëjtën kohë përshëndeti garancitë e sigurisë nga vendet evropiane. Waltz tha gjithashtu se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 2% të PBB-së së tyre deri në samitin e ardhshëm të Aleancës, të planifikuar për në qershor.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë dhe minimumi duhet të përmbushet. Ne duhet të jemi 100% në qershor, në samitin e NATO-s”, tha ai në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

mike walz volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll