Bota

"Manhatani dhe i gjithë Nju Jorku është shpëtuar"! Trump e shpall veten “mbret”

Gjithashtu llogaritë zyrtare të mediave sociale të Shtëpisë së Bardhë në X, Instagram dhe Facebook shpërndanë foton e Trump me kostum dhe një kurorë të artë. Ndërsa në cep të kopertinës së revistës shfaqet teksti: "RROFTË MBRETI".

20 Shkurt 2025, 22:11 Nga E. D
"Manhatani dhe i gjithë Nju Jorku është shpëtuar"!
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump bëri një deklaratë të mërkurën, ndërsa përshëndeti vendimin e administratës së tij për të përfunduar miratimin federal të programit të çmimeve të mbipopullimit të Nju Jorkut.

ÇMIMI I KONGESIONIT KA VDEKUR. Manhatani dhe i gjithë Nju Jorku është SHPËTUAR. RROFTË MBRETI!" shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social. 

Gjithashtu llogaritë zyrtare të mediave sociale të Shtëpisë së Bardhë në X, Instagram dhe Facebook shpërndanë foton e Trump me kostum dhe një kurorë të artë. Ndërsa në cep të kopertinës së revistës shfaqet teksti: "RROFTË MBRETI".

Postimet vijnë pasi kritikët e kanë akuzuar atë për tejkalim të autoritetit të tij kushtetues gjatë javëve të para në detyrë. Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë presidencial rreth një muaj më parë, Trump ka lëshuar më shumë se 60 urdhra ekzekutivë duke përfshirë direktiva të shumta që janë kundërshtuar në gjykatë dhe bllokuar nga gjyqtarët. Të martën, Trump njoftoi se ai ka udhëzuar Departamentin e Drejtësisë që të shkarkojë të gjithë avokatët e mbetur të epokës Biden të SHBA. 

Trump gjithashtu ka kërkuar të konsolidojë edhe më shumë pushtet. Në fillim të kësaj jave, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që në thelb deklaronte autoritetin ligjor mbi agjencitë e pavarura si Komisioni Federal i Komunikimeve dhe Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimi, duke deklaruar se vetëm ai dhe prokurori i përgjithshëm mund të interpretonin ligjin për degën ekzekutive.

Ai që shpëton vendin e tij nuk shkel asnjë ligj”, shkroi Trump.

donald trump

Sondazh

Poll