Bota

VIDEO/ Tre autobusë shpërthejnë në Izrael, dyshohet për sulm terrorist

Policia e përshkroi incidentin si një sulm të dyshuar terrorist, duke shtuar se forca të mëdha policore janë në vendngjarje, duke kërkuar për të dyshuar. 

20 Shkurt 2025, 21:31 Nga E. D
VIDEO/ Tre autobusë shpërthejnë në Izrael, dyshohet për
pamje nga vendngjarja

IZRAEL- Policia në Izrael po heton raportet për shpërthimet që përfshinin tre autobusë në Bat Yam, në jug të Tel Avivit. Policia e përshkroi incidentin si një sulm të dyshuar terrorist, duke shtuar se forca të mëdha policore janë në vendngjarje, duke kërkuar për të dyshuar. 

Pamjet në mediat sociale tregojnë të paktën një autobus në zjarr në një parking, me një shtëllungë të madhe tymi. Fatmirësisht nuk ka raportime për viktima. Gjithashtu autoritetet po i bëjnë thirrje publikut që të shmangë zonat dhe të qëndrojë vigjilent për sende të dyshimta.

shperthin me izrael

Sondazh

Poll