Sport

Liam Gallagher justifikon eliminimin e Cityt të tij: "Champions League është për idiotët"

Këngëtari i grupit të njohur Oasis, mbështetës i zjarrtë i skuadrës së Guardiolës është shprehur për humbjen.

20 Shkurt 2025, 15:54 Nga DOSJA
Liam Gallagher justifikon eliminimin e Cityt të tij: "Champions League

ANGLI - Liam Gallagher, këngëtari i grupit Oasis, tha në rrjetet e tij sociale se Champions League “është për idiotët”, pasi ekipi i tij, Manchester City, u eliminua nga Real Madridi.

Gallagher, i cili zakonisht është shumë i zëshëm në mediat sociale, veçanërisht në X, iu përgjigj një postimi që përmendte qëllimet e mbetura të Cityt - FA Cup, kualifikimin për Champions League dhe Kupën e Botës për Klube FIFA.

“Champions League është për idiotët”, ka thënë këngëtari nga Mançesteri, e cila në një postim tjetër ka thënë se Real Madrid ka qenë “me fat” në të dyja ndeshjet.

Në mbrojtje të Liamit, duhet thënë se ai nuk ishte i pranishëm në finalen e Stambollit 2023 në të cilën City fitoi Kupën e parë Evropiane, sepse preferoi ta shikonte ndeshjen me miqtë e tij në Londër.

Megjithatë, ai dhe vëllai i tij Noel ishin në finale në Porto katër vjet më parë, kur City humbi nga Chelsea. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll