Aktualitet

Formimi i BKH, kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për t’u bërë pjesë

10 Janar 2020, 10:18 Nga DOSJA
Formimi i BKH, kriteret që duhet të përmbushin kandidatët

TIRANË– Zbulohen kriteret që duhet të plotësojnë oficerët e policisë, kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit. 60 hetues do të jenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aplikantët do të vlerësohen nga aftësitë profesionale, integriteti dhe aftësitë mendore.

Pas krijimit të SPAK, BKH-ja duhej të ishte formuar, por vonesat në krijimin e institucioneve të drejtësinë, e kanë shtyrë këtë proces. BKH-ja pritet që të jetë funksionale nga mesi i këtij viti, ndërsa kriteret duket se do të jenë disa llojesh. Sipas një dokumenti të bërë publik, kandidatët duhet të kenë aftësi të ndryshme, si ato logjike dhe fizike.

Çfarë është BKH-ja?

BKH është një institucion, i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Ngritja e BKH pritet të bëhet tani, pas ngritjes së SPAK-ut. BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI. Kryeprokurori i posaçëm i SPAK dhe dy prokurorë të Posaçëm do të zgjedhin drejtorin e BKH. Ky drejtor, do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë detyrën me integritet  dhe paanshmëri  .

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kriteret per bkh ngritja e bkh kriteret per bkh ngritja e bkh

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 08:14

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali ku zjarri i mori jetën një vogëlusheje 7-vjeçare shqiptare. Të njëjtat b...