Aktualitet

Alarm fals për një pako të dyshimtë në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, pak ditë më parë lanë parullën “I

10 Janar 2020, 10:32 Nga DOSJA
Alarm fals për një pako të dyshimtë në varrezat e

KËLCYRË– Është zbuluar se pakoja e dyshimtë në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë nuk kishte lëndë plasëse brenda. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al, se pakoja është pikasur nga kompanitë e pastrimit që vijnë shpeshherë për t’u kujdesur për varrezat ku prehen ushtarët grekë, dhe kanë lajmëruar policinë. 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fillimisht u dyshua se pakoja ishte  me eksplozivë, por pas mbërritjes së forcave xheniere u bë shpërthimi i kontrolluar. 

Ndërkohë mësohet se pak ditë më parë, mbi varrezat greke është lënë një shënim me mbishkrimin “I love Çamëria”. Parulla është hequr brenda 24 orëve, por kjo mund të jetë një indicie për pakon e gjetur sot. 

Varrezat greke kanë qenë shpesh herë arsyeja e debateve të shumta politike në këtë zonë. Në vitin 2013 iu vu eksploviz Kryqit mbinatyror metalik që është i lartë dy metra. Në këto varreza prehen eshtrat e ushtarëve grekë  të rënë në luftën italo-greke, në vitin 1940-1941, në fushën e Mezhgoranit, rreth 10 km larg qytezës së Këlcyrës.

(f.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eksploviz varrezave ne kelcyre kelcyre eksploviz varrezave ne kelcyre kelcyre

Sondazh

Poll