20 Shkurt 2025, 13:43
Nga M.B
Nuredin Dumani
TIRANA- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Gentian Sharra, i pandehur për grabitje, kanë dhënë dëshmi të kundërta për një grabitje të ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë ballafaqimit të zhvilluar në gjykatë, Dumani ka treguar se së bashku me grupin e tij, i përbërë nga Talo Çela, Ilirjan Feçi, Gentian Sharra dhe të tjerë, kishin organizuar një grabitje në lagjen e Elbasanit, ku viktima ishte një kambist.
Dumani ka përshkruar se grabitja ka ndodhur pas faljes së namazit, gjatë muajit të Ramazanit, kur kambistët po dilnin nga xhamia. Sipas tij, ai kishte përdorur armë dhe kishte qëlluar kambistin, fillimisht në gjoks dhe pastaj në këmbë, duke marrë një shumë prej 17-20 milionë lekësh. Ai theksoi se shuma e grabitur ishte ndarë në mënyrë të barabartë mes anëtarëve të grupit, duke përmendur se edhe Dorian Shkoza, Ardian Collaku, Gentian Sharra dhe Talo Çela ishin përfshirë në këtë vjedhje.
Debati mes Dumanit dhe Sharrës u përqendrua në disa kontradikta për detajet e ngjarjes, ndërsa avokati i Dumanit kërkoi të sqaronte aspektet procedurale të procesit. Sharra theksoi se në disa deklarata të mëparshme të Dumanit kishte pasur kundërthënie, duke kërkuar që ato të merren parasysh në procesin gjyqësor.
Pjesë nga debati në seancë:
Gentian Sharra: Në grabitje ka qenë vëllai jot Dashnor Dumani.
Debat mes të pandehurit Gentian Sharra dhe të penduarit Nuredin Dumani.
Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonjë vjedhje në Kavajë?
Dumani: Po kam bërë me klientin tuaj. Kam qenë unë, Talo Çela, Gentian Sharra, dhe Ilirjan Fecci. Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura dhe Fecci lëvizte me një BMW seri 5. Makinat ishin të vjedhura. Në takoheshim shpesh 2-3 herë në javë, nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri.
Kur ka ndodhur vjedhja?
Dumani: Vjedhja ka ndodhur fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.
Çfarë keni veshur atë ditë?
Dumani: Rroba, të bardha dhe të kuqe, jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do iknim me vrap, emrin s’ja dija, por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Fecci ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimi është bërë në afërsi të rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feccit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës.
Cila është shuma që grabitet?
Dumani: Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë, secili nga 5.
Gentian Sharra: Që nga arrestimi dhe në ballafaqimet që kemi bërë bashkë janë 5 herë deklarime dhe jeni kontradiktor.
Ndërhyn prokuroria, krijohet debat mes palëve. Për aspektin procedurial.
Dumani: Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi, s’kam blerë shtëpi.
Keni ndonjë shok me emrin Tani?
Dumani: S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më.
Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen, ka frikë se janë mediat aty.
Në Elbasan, ke kryer grabitje tjetër?
Dumani: Mesa mbaj mend, unë kemi kryer. Kemi organizuar kur dikush të gjen grabitje, e studion zonën e tjera dhe krijon siguri se sa para ka me vete “viktima”, por duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete, se ke përgjegjësi. Pasi bëhej edhe me interesa me përqindje, ai që ka informacionin.
Avokati: E kuptova.
Dumani: Faleminderit.
Batuta mes avokatit dhe të penduarit.
nuredin dumani
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 13:37
B.Z
Pamjet e armës
FIER - Policia ka publikuar pamjet nga kontrollet e ushtruara mesditën e kësaj të enjte në banesën e Arben Isu...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 13:36
M.B
Nuredin Dumani
TIRANA- I penduari i drejtësosë, Nuredin Dumani ka dhënë detaje në seancën e sotme të dosjes "...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 13:30
M.B
Arben Isufaj
TIRANA- Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e Arben Isufajt, njohur si "Ben Qimja", autoritetet kanë sekuestruar...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 13:17
M.B
Izmir Skakica dhe Samuel Troshani
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “a...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 12:30
M.L
Foto ilustruese
MALIQ- Autori i aksidentit të djeshëm me pasojë vdeljen e një 62-vjeçari në Maliq është v&eu...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 12:39
B.Z
Ramazan Mataj
TiranË - Babai i Ramazan Matajt, 33-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit e tyre, Arjon dhe ...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 12:35
M.B
Nuredin Dumani
TIRANA- Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Plumbi i Artë”, konkretisht për Nuredin Dumanin dhe persona...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 12:30
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet B.SH. dhe...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 12:02
I.A
Mbetjet
ANKONA- Mbi 58 tonë mbetje ekotoksike, të cilat dy kompani të ndryshme italiane me seli në Lombardi po tentonin t'i importonin ...
Aktualitet
20 Shkurt 2025, 11:38
M.L
Foto ilustruese
KRUJË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Krujë për trafikim të lënd&e...