Politike

Rama: Puna e Tiranës nuk është për ato që s'dinë ose për ato që kur shohin kulla mendojnë para

Sipas tij puna e Tiranës nuk është për ata që s'dinë dhe për ata që kur shohin kulla mendojnë para.

20 Shkurt 2025, 17:14 Nga DOSJA
Rama: Puna e Tiranës nuk është për ato që
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para punonjësve të bashkisë Tiranë u shpreh se Komisioni Hetimor i ndërtuar në 2002 erdhi pas një lemeri akuzash. Sipas tij puna e Tiranës nuk është për ata që s'dinë dhe për ata që kur shohin kulla mendojnë para.

Ai shtoi se kur ata shohin të bukurën ndjejnë urrejtje. Rama shtoi se urrejtja i shtyn ata të gërmojnë për qenin e ngordhur. 

"Kjo e Tiranës dhe Shqipërisë nuk eshtë punë që e bëjnë ato që duan po s'dinë. Ai Komisioni Hetimor i ndërtuar në 2002 erdhi pas një lemerie akuzash. Puna e Tiranës nuk është për ato që s'dinë, për ato që kur shohin kulla mendojnë para, kur shohin të bukurën ndjejnë urrejtje. Urrejtja i shtyn të gërmojnë për qenin e ngordhur. As për ato që paratë për vete i marrin në të zezë," tha Rama.

rama bashkia tirane

Sondazh

Poll