Politike

Kryebashkiaku Veliaj në qeli/ Rama mbledh sot punonjësit e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani: Puna jonë nuk ka mbaruar ende

Anuela Ristanit iu delegua drejtimi i bashkisë, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit. 

20 Shkurt 2025, 16:33 Nga r.ll
Kryebashkiaku Veliaj në qeli/ Rama mbledh sot punonjësit e
pamje nga sheshi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim punonjësit e bashkisë së Tiranës. Takimi po mbahet në sheshin "Skënderbej", ndërsa e para që mbajti fjalim ishte nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani. Kësaj iu delegua drejtimi i bashkisë, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit. 

Ristani u shpreh se puna në kryeqytet nuk ka përfunduar, ndërsa shtoi se puna do të vijojë me shkollat dhe ndërtimin e konvikteve të tjera në Qytet Studenti.

“Puna jonë nuk ka mbaruar ende, Tirana është krenare të mbajë titullin e kryeqytetit mesdhetar. Ka krijuar reputacionin e saj si kryeqyteti europian i rinisë dhe sportit. Puna jonë ende nuk ka mbaruar. Pastrimi duhet të vijojë me kujdes dhe sqimë nga të gjithë” thoshte Veliaj. Një merak i kryetarit ishte edhe arsimi dhe ndërtimi i shkollave të reja. Puna do të vijojë me shkolla, ushqimin për shkollat 9-vjeccare dhe ndërtimin e konvikteve të tjera në Qytet Studenti”, tha ajo ndër të tjera.

anuela ristani

Sondazh

Poll