Politike

Rama: Këneta thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjet i bën bashkia! Tiranën moderne e bëmë ne

Ai theksoi se Tiranën moderne e bëri ai së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe me punonjësit e bashkisë.

20 Shkurt 2025, 17:09 Nga DOSJA
Rama: Këneta thotë se Tiranën moderne e bëri koha,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para punonjësve të bashkisë Tiranë u shpreh se Tiranën moderne nuk e bëri koha. Ai theksoi se Tiranën moderne e bëri ai së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe me punonjësit e bashkisë. Rama tha se Tirana u bë nga të gjithë ato që për vite me radhë ndërrojnë turnet që Tirana të gdhihet e pastër. 

"Ky qytet s'do ishte dot kurrë vendi ku shëtisin si Europiane që të gjithë, opozitarë e gjyqtarë. Kurrë nuk do të bëhej Tirana për të mirëpritur udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s. Këneta thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjet i bën bashkia.

Por jo Tiranën moderne e bëmë ne, e bera unë, lali Eir, e bëtë ju. E bënë të gjithë ato që pë vite me radhë ndërrojnë turnet që Tirana të gdhihet e pastër," tha Rama.

rama veliaj bashkia tirane

Sondazh

Poll