Politike

Tenderi me rikonstruksionin e komisariateve/ Plarent Ndreca del nga SPAK pas disa orësh: Nuk ka asnjë shkelje nga ana ime

Ndreca theksoi se është kërkuar pushimi i çështjes, pasi janë konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Ndërkohë që shtoi se procedura e prokurimit nuk ka ndikuar në harxhimin e fondeve të buxhetit të shtetit.

20 Shkurt 2025, 15:32 Nga I.A
Tenderi me rikonstruksionin e komisariateve/ Plarent Ndreca del nga SPAK pas
Plarent Ndreca

TIRANË- Deputeti socialist Plarent Ndreca ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK ditën e sotme. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Ndreca ka deklaruar për gazetarët se nuk është gjetur asnjë shkelje në lidhje me tenderin për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend.

Ndreca theksoi se është kërkuar pushimi i çështjes, pasi janë konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Ndërkohë që shtoi se procedura e prokurimit nuk ka ndikuar në harxhimin e fondeve të buxhetit të shtetit.

"Nuk është gjendur asnjë shkelje në lidhje me garën. Nuk besoj se ka të përfshirë. As KLSH, asnjë institucion nuk ka parë asnjë shkelje në procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë. Gjykata Administrative ka thënë se vlerësimi është i saktë dhe i drejtë. Kemi kërkuar pushimin e çështjes, kemi konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Procedura nuk ka harxhuar asnjë para nga buxheti i shteti," tha Ndreca.

Plarent Ndreca është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.

plarent ndreca

Sondazh

Poll