Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Publikohet modeli i fletës së votimit (FOTO)

Fotot paraqesin modelet e fletës së votimit në qarqet e Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës.

20 Shkurt 2025, 10:40 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Publikohet modeli i fletës së votimit (FOTO)
Fleta e votimit

TIRANA- Modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit është publikuar sot. Fotot e mësipërme paraqesin modelet e fletës së votimit në qarqet e Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës. Në Fier, janë 16 kutia të emrave të kandidatëve të listës së hapur, ku mund të votosh njërin prej tyre krahas partisë apo koalicionit.

Ndërsa në Tiranë, secili koalicion apo parti ka 37 kandidatë të listës së hapur që mund të votohen, nga 49 kandidatë të mundshëm gjithsej për çdo parti apo koalicion. Madhësia e modelit të fletës për qarkun e Tiranës është 59 cm me 42 cm.

Mësohet se ky është vetëm një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet vetëm atëherë kur të ketë mbaruar regjistrimi i partive politike që do garojnë në zgjedhje si dhe të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.

Prodhimi i fletëve të votimit nis më 25 mars, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme që një një pjesë jo e vogël e tyre do të nisen me postë nëpër banesat e shqiptarëve, që do të votojnë nga jashtë vendit.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll