Politike

Bonusi i pranverës për pensionistët/ Rama: Do të shpërndahet nga 1 Marsi! Shpërblimi ndahet bashkë me pensionin mujor

Rama deklaroi se për të gjithë ata pensionistë që marrin deri ne 200 euro pension do të jetë 100 euro bonus, dhe për ata që marrin mbi 200 euro pension do të jetë 50 euro bonus.

20 Shkurt 2025, 08:31 Nga B.Z
Bonusi i pranverës për pensionistët/ Rama: Do të
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe këtë të enjte një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, gjatë rubrikës online "Sy m'sy". Rama është ndalur te bonusi i pranverës për pensionistët ku tha se do të ndahet nga data 1 Mars. 

Rama sqaron se sipas planit bonusi është 62 milionë euro, ndërsa shton se për të gjithë ata pensionistë që marrin deri ne 200 euro pension do të jetë 100 euro bonus, dhe për ata që marrin mbi 200 euro pension do të jetë 50 euro bonus.

Rama: Po e ritheksoj nga dita e djeshme, sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët doli gënjeshtra etj etj, dhe publikova në Twitter vendimin e 9 janarit të qeverisë për dhënien e bonusit për pensionistët i cili lëvrohet duke filluar nga data 1 Mars dhe sipas planit bonusi është 62 milionë euro, nuk janë pak për buxhetin e republikës tonë, dhe për të gjithë ata që marrin deri ne 200 euro pension do të jetë 100 euro bonus, dhe për ata që marrin mbi 200 euro pension do të jetë 50 euro bonus. Kështu nga 1 marsi pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e pranverës.

Sondazh

Poll