Politike

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Mickoski letër urimi Kurtit: Theksoj angazhimin në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona

Ai u shpreh se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojnë të forcojnë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojnë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.

19 Shkurt 2025, 20:43 Nga r.ll
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Mickoski letër
kurti, mickoski

KOSOVË- Zyra e Kryeministrit në Kosovë ka publikuar disa nga letrat e urimit të ardhura për 17-vjetorin e Pavarësisë, ndonëse kanë kaluar dy ditë. 

Njëri prej atyre që i uruan kryeministrit Albin Kurti, festën e pavarësisë, ishte edhe homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski.

Në letrën e urimit e cila mban datën 17 shkurt, Mcikoski i uron Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet. Ai u shpreh se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojnë të forcojnë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojnë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.

LETRA E PLOTË:

I dashur koleg,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që t’ju uroj sinqerisht 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe t’i uroj përparim, mirëqenie dhe prosperitet vendit tuaj dhe qytetarëve tuaj.

Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona

Jam i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.

Ju dërgoj, i dashur, konsideratën time më të lartë.

prof. Hristijan Mickoski, PhD

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Mickoski letër

hristijan misckoski albin kurti

Sondazh

Poll