Art&Argëtim

10 Janar 2020, 09:32 Nga DOSJA

TIRANË– Aktori i humorit, Florjan Binaj ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, një mesazh të papëlqyer, që i ka ardhur nga operatorët shqiptarë, sapo është futur në territorin e Kosovës.

“Shijo çdo moment në Serbi!”- është mesazhi që ka ardhur në celularin e aktorit, dhe ai nuk ka nguruar ta ndajë në profilin e tij në Instagram, së bashku me një reagim të ashpër për operatorët shqiptarë.

“Skandalet nuk paskan fund…pas mesazheve mirëseerdhët në Greqi kur kalon qafën e Llogarasë, të shkosh në Kosovë dhe të të vijë mesazh nga operatorët shqiptarë të telefonisë, mirëseerdhe në Serbi, është për tē plas mëlçia!!!!Turp për ata që e bëjnë dhe turp për ata që nuk e zhbëjnë!!!TURP!!!”- shkruan Florjan Binaj.

(R.L;E.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktori i humorit florjan binaj kosove-serbi mesazhi aktori i humorit florjan binaj kosove-serbi mesazhi

Sondazh

Poll