Art&Argëtim

‘Olta më cënoi vajzën’/ Aktorja e akuzoi për nepotizëm, Adelina Muça nuk ia përton: Hervini e futi në punë,

9 Janar 2020, 17:24 Nga DOSJA
‘Olta më cënoi vajzën’/ Aktorja e akuzoi për

TIRANË– Bashkëshortja e Hervin Çulit, Adelina Muça iu kundërpërgjigj akuzave të aktores Olta Gixhari, e cila akuzoi drejtorin e Teatrit Kombëtar se e kishte favorizuar për role. 

Një përgjigje ka ardhur nga Muça, e cila teksa ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” u shpreh se aktorja Gixhari i kishte cënuar vajzën ndërkohë që Hervin Çuli e kishte futur në punë.

“Më thanë ça ka thënë Olta. Më ka prekur fakti që më ka prekur fëmijën. Nuk ka pse më prek vajzën. Hervin Çuli ka qënë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin. Nuk është problemi im që unë jam aktore dhe do punojë. Akuzat janë për shkak se do të mbroj veten,”- ka deklaruar Adelina Muça.

Më tej ajo shtroi se pozicioni i bashkëshortit të saj si drejtor i Teatrit Kombëtar i ka sjellë edhe disavantazhe, pasi i kanë hequr disa role padrejtësisht. 

“Mua me hiqen rolet nga Teatri Kombëtar. Dhe për mua kjo nuk është e drejtë. Më hiqen rolet vetëm se kam bashkëshortin drejtor. Njerëz si Olta ka plot. Kontrata duhet respektuar. Duhet të vish në punë. Duhet të besh edhe role të vogla,”- ka përfunduar Adelina Muça.

Disa ditë më parë, aktorja Olta Gixhari akuzoi drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, se kishte favorizuar gruan e tij për role. Gixhari pretendoi se në Teatër bëhej nepotizëm dhe se kishte vendosur ta tregonte pasi nuk kishte frikë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz adelina muça hervin culi olta gixhari olta gixhari sulmon hervin culin adelina muça hervin culi olta gixhari olta gixhari sulmon hervin culin

Sondazh

Poll