Art&Argëtim

Aksidentohet Princ Leka Zogu, shfaqet i fashuar në spitalin e Traumës (FOTO)

10 Janar 2020, 07:53 Nga DOSJA
Aksidentohet Princ Leka Zogu, shfaqet i fashuar në spitalin e Traumës

TIRANË– Princ Leka Zogu, trashëgimtari i Mbretërisë Shqiptare mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Përmes një fotoje të publikuar nga “Newsbomb.al”, është mësuar se Princ Leka si shkak i një rrëzimi ka lëndruar njërën dorë. Në këtë foto ai shihet që është shtrirë në krevat dhe dorën e djathtë e ka të fashuar.

Mesa duket Leka Zogu nuk ka pësuar dëme të tjera serioze, dhe sipas ‘Newsbomb’, Princi është në gjendje të mirë shëndetësore. Krah tij shihen edhe 3 mjekë të cilët i kanë dhënë ndihmën e duhur pas lëndimeve që ka pësuar.

Ndërkohë vetë Princi dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia nuk kanë bërë publike në rrjetet sociale diçka të re në lidhje me këtë incident. Nuk dihen detaje të reja se nga çfarë u shkaktua incidenti.

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz princ leka zogu spitali i traumes tirane princ leka zogu spitali i traumes tirane

Sondazh

Poll