Art&Argëtim

“Eminem jep dorëheqje”, Rezart Veleshnjes s’i del e keqja me Alketa Vejsiun, në mbështetje të kolegeve ‘e sulmon’

10 Janar 2020, 09:14 Nga DOSJA
“Eminem jep dorëheqje”, Rezart Veleshnjes s’i del e keqja

TIRANË– Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ka vijuar të postojë video, duke ironizuar shpejtësinë në artikulim të Alketa Vejsiut. Me sa duket, sulmi që moderatorja Vejsiu i bëri tre kolegeve, me të cilat ai ka mjaft shoqëri (Xhemi Shehut, Luana Vjollcës dhe Marina Vjollcës), nuk i ka pëlqyer aspak.

Aq është dashur që Veleshnja të mos i ndahet moderatores së Tv Klan, Alketa Vejsiut, duke i publikuar video ku ajo flet shpejt dhe pa u kuptuar.

“Eminem jep dorëheqje, pyto,”- shkruan Rezart Veleshnja bashkëngjitur fotos që postoi pak ditë më parë në profilin e tij në Instagram (Lexo këtu), ku shfaqej Vejsiu me një pozë të vjetër.

 

Ditët e fundit moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur një hakmarrje për të gjitha koleget e saj, që përmes videove e ironizuan për paraqitjen e saj si prezantuese në Festivalin e RTSh-së. Përmes revistës “Classs”, Vejsiu ka thumbuar Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca, duke i dedikuar dy postime më vete, për të cilat më pas është penduar, duke fshirë gjithçka të shkruar.

(R.L;E.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu alketa vejsiu hakmerret me xhemi shehun motrat vjollca rezart veleshnja alketa vejsiu alketa vejsiu hakmerret me xhemi shehun motrat vjollca rezart veleshnja

Sondazh

Poll