Art&Argëtim

‘Majk ka rënë nga fiku’/ Tayna e kritikoi për karrierën, reperi e ofendon publikisht: Transvestitët… (FOTO)

9 Janar 2020, 17:56 Nga DOSJA
‘Majk ka rënë nga fiku’/ Tayna e kritikoi për

TIRANË– Reperja e njohur Tayna ishte e ftuar më datën 3 Janar në emisionin “Shiko kush luan’’ dhe një ndër lojrat që ajo u sfidua ishte ajo ‘Paintball’, për të qëlluar me plumba boje këngëtarët që ishin në foto para saj.

Kur u pyet se cili nga artistët nuk kishte pasur një vit të mirë në karrierë ose siç e perifrazuan moderatorët “ka rënë nga fiku”, Tayna vendosi të qëllonte Majkun. Reperja shtoi më tej se ai është një reper me zë shumë të mirë por këtë vit nuk ka pasur sukses. Nuk kanë munguar edhe urimet për sa më shumë fat këtë vit. 

Mirëpo deklaratat e Taynas nuk kanë shkuar shumë mirë në veshët e Majkut, i cili e ka marrë për ofendim mendimin e saj duke e ofenduar në rrjetet sociale. Edhe pse ai nuk ka përmendur emër, është nënkuptuar se ka shënjestruar reperen. 

“Transvestitët.. Pe dini vetë” pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Gjithashtu në instastory Majk ka zbuluar se së shpejti do të publikojë një këngë të re me të cilën po punon duke lënë mister se nëse projekti do të ishte dedikim dashurie apo diss.

Hitet e tij të shumta kanë bërë që Majk të jetë një nga reperat më të pëlqyer e më të kërkuar në vend.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz majk tayna majk tayna

Sondazh

Poll