Sport

Emery vlerëson: "Liverpool ekipi më i mirë në Evropë, me Slot më mirë se me Klopp"

“Natyrisht me Klopp ata bënë një punë fantastike, por këtë vit me Slot po bëjnë edhe më mirë."

19 Shkurt 2025, 09:30 Nga DOSJA
Emery vlerëson: "Liverpool ekipi më i mirë në

ANGLI - Derisa disa skuadra po luajnë me zemër në play-off për të qëndruar në garë në Champions League, Aston Villa po përfundon përgatitjet për ndeshjen e madhe kundër Liverpoolit, që i paraprin xhiros së 29-të të Premier League (20:30). 

Trajneri i Villans, Unai Emery, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes për të dhënë disa komente: "Jemi të emocionuar se si do të përballemi me ta nesër (sot). Tani, Liverpool është skuadra më e mirë në Premier League, ata janë ekipi më i mirë në Evropë dhe sigurisht që do të jetë shumë e vështirë", filloi ai. “Sfida jonë nesër është se si do t'i përballojmë, si mund të përgjigjemi me cilësitë tona ndaj tyre, si mund të luajmë në këtë nivel dhe të përpiqemi të fitojmë besimin për veten tone”.

Aston Villa vjen nga një barazim zhgënjyes me Ipswich: “Të kuptojmë çdo moment, të kuptojmë çdo garë dhe të përpiqemi të përparojmë, të përmirësohemi. Natyrisht, ne jemi shumë kërkues me veten se si t'i rrisim kërkesat, synimet tona. Por kur nuk i arrijmë këto synime gjatë rrugës, jemi të frustruar, edhe nëse duhet ta pranojmë. Ndeshjen e fundit u përballëm me një ekip që ishte shumë elastik dhe u mbrojt mirë”.

Për vështirësitë që ai do të hasë kundër Liverpoolit: "Unë e vlerësoj shumë nivelin shumë të lartë të paraqitjeve që po arrijnë këtë vit, më shumë se dy vitet e fundit kur erdha këtu. Natyrisht me Klopp ata bënë një punë fantastike, por këtë vit me Slot po bëjnë edhe më mirë."

Në fund, një koment se si të sillemi me Salah: "Ai është i jashtëzakonshëm. Këtë vit ai po luan futbollin e tij më të mirë. Kur shokët e skuadrës kanë një lojtar si ai, të gjithë luajnë më të qetë. Ne duhet të përpiqemi të përmirësojmë planin tonë të lojës, të dominojmë me strukturën tonë, si taktikisht ashtu edhe kolektivisht".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2025, 08:30

Ibrahimovic, vramë veten…

ITALI - “Ne jemi të inatosur me veten, kemi vrarë veten. Ne nuk jemi të zemëruar me arbitrin. Është faji ynë, nuk ka ju...