Sport

Ai mori një karton të kuq pas fishkëllimës së fundit, do të humbasë ndeshjen më të rëndësishme në 50 vitet e fundit...

Feyenoord u kualifikua në raundin e 16-të të Champions League, pasi barazoi 1-1 ndaj AC Milan në ndeshjen e dytë të play-off-it të kompeticionit. Në raundin e parë, holandezët kishin fituar 1-0.

19 Shkurt 2025, 10:30 Nga DOSJA
Ai mori një karton të kuq pas fishkëllimës së fundit,

ITALI - Kuqezinjtë e hapën rezultatin në minutën e 1-rë me Gimenez, i transferuar këtë dimër nga Feyenoord, por mbetën jashtë në minutën e 51-të, pasi Hernandez pa kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Carranza shënoi golin e barazimit 1-1 dhe të kualifikimit për Feyenoord, i cili në raundin tjetër do të përballet me Interin ose Arsenalin.

Skuadra holandeze do të luajë në fazën e 16-të të Champions League për herë të parë pas 50 vitesh, por Givairo Read (18 vjeç), mbrojtësi i djathtë i Feyenoord, me shumë gjasa do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij, sepse e pa kartonin e kuq direkt pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes.

Pas përfundimit të ndeshjes në San Siro, mes lojtarëve të dy skuadrave ka pasur një sherr ku nuk ka munguar kartoni i kuq, viktimë i të cilit Givairo Read. Ai u skuq, ndërsa Rafael Leao pa kartonin e verdhë.

Mbetet të shihet se çfarë do të shkruajë në raport gjyqtari polak Szymon Marciniak, i cili do të përcaktojë kohëzgjatjen e pezullimit të futbollistit të ri holandez, që vlerësohet në 4 milionë euro nga Transfermarkt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2025, 08:30

Ibrahimovic, vramë veten…

ITALI - “Ne jemi të inatosur me veten, kemi vrarë veten. Ne nuk jemi të zemëruar me arbitrin. Është faji ynë, nuk ka ju...