Politike

SPAK "mollë sherri" mes palëve politike/ Fevziu: Secila palë bëhet agresive kur i bie pesha mbi kurriz! Korrigjimet bëhen me ligj, jo me deklarata publike!

Më tej Fevziu shton se korrigjimet kryhen me ligj, jo me deklarata politike që kanë për synim sipas tij të trembin prokurorët.

18 Shkurt 2025, 19:19 Nga B.Z
SPAK "mollë sherri" mes palëve politike/ Fevziu: Secila
Blendi Fevziu

TIRANË - Gazetari Blendi Fevziu, ka komentuar këtë të martë debatet politike mbi institucionin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe funksionin e kësaj të fundit për të vendosur drejtësi.

Në një lidhje për Klan News, Fevziu theksoi se palët politike përfshihet në debate sa herë arrestohet një politikan pasi “secila palë bëhet agresive në momentin që i bie mbi kurriz pesha”.

“Për Prokurorinë e Posaçme, e para njëherë ligjin e kanë përgatitur vetë të dyja palët me 140 vota. Nuk di ç’të them, secila palë bëhet agresive vetëm në momentin që i bie mbi kurriz pesha.”

Më tej Fevziu shton se korrigjimet kryhen me ligj, jo me deklarata politike që kanë për synim sipas tij të trembin prokurorët.

“Nëse këtu do flasim për të korrigjuar gjërat, korrigjimet bëhen me ligj se çfarë gjërash nuk kanë funksionuar deri tani dhe rikorrigjohen. Kjo nuk bëhet me deklarata politike, ato bëhen për të trembur prokurorët dhe s’janë mënyra më e mirë për mua”, tha ai.

Sondazh

Poll