Bota

Rojet kufitare gjejnë 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik/ 7 persona në pranga, droga kap vlerën 15 milion dollarë

Pas zbulimit të kokainës, autoritetet përcaktuan vendndodhjet e të dyshuarve, që mundësoi gjetjen e sasisë tjetër të konsiderueshme të drogës

18 Shkurt 2025, 19:27 Nga E. D
Rojet kufitare gjejnë 100 kg kokainë në fund të Detit
foto ilustruese

POLONI- Rojet kufitare polake zbuluan mbi 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik gjatë operacioneve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Gjithashtu nga ky operacion shtatë persona janë vënë në pranga, ndërsa droga kapte një vlerë prej deri në 15 milion dollarë. 

Pas zbulimit të kokainës, autoritetet përcaktuan vendndodhjet e të dyshuarve, që mundësoi gjetjen e sasisë tjetër të konsiderueshme të drogës. Sipas ligjit, të arrestuarit mund të përballen me deri në 20 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Vendet e Detit Baltik janë në gatishmëri të lartë për çdo incident që përfshin infrastrukturën kritike nënujore dhe NATO ka thënë se do të rrisë praninë e saj në zonë pas disa incidenteve në të cilat një infrastrukturë e tillë ka pësuar dëmtime të dyshimta.

droge

Sondazh

Poll