Mario Draghi: Europa po saboton ekonominë e saj më tepër sesa do të mund të bënin tarifat e SHBA-së!
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Draghi EVROPË- Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi i kërkoi BE-së...
Kreu i mbrojtjes civile rajonale të Siçilisë, Salvo Cocina, e përshkroi turizmin e ditëve të fundit në Etna si të egër dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm, duke paralajmëruar se udhëtarët ditorë të tërhequr nga pamjet e jashtëzakonshme kishin parkuar makinat e tyre përgjatë rrugëve të ngushta, duke penguar automjetet e shpëtimit.
ITALI- Mijëra turistë janë dyndur në malin Etna për të parë shpërthimet spektakolare të vullkanit. Por kjo ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe pengimin e kërkim shpëtimit të arrijnë tek ata që kanë nevojë për ndihmë, kanë thënë autoritetet lokale. Kreu i mbrojtjes civile rajonale të Siçilisë, Salvo Cocina, e përshkroi turizmin e ditëve të fundit në Etna si të egër dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm, duke paralajmëruar se udhëtarët ditorë të tërhequr nga pamjet e jashtëzakonshme kishin parkuar makinat e tyre përgjatë rrugëve të ngushta, duke penguar automjetet e shpëtimit.
“Fluksi i njerëzve ka krijuar një skenë të egër me makina që grumbullohen nëpër rrugët e ngushta, një ndalim trafiku dhe automjete të shpëtimit të paaftë për të kaluar. Ndërsa bie errësira, situata bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha një postim në Facebook të dielën mbrëma, Cocina.
Paralajmërimi i tij, megjithatë, dukej se ra në vesh të shurdhër. Gjithashtu tetë persona përfshirë dy të mitur, humbën gjatë një ekskursioni të hënën dhe u gjetën vetëm disa orë më vonë. Të dielën, një burrë 48-vjeçar pësoi një thyerje të këmbës nga rrëzimi dhe katër të tjerë ishin zhdukur një natë më parë.
Zjarrfikësit gjithashtu ndodhen në zonë për të ndihmuar vendasit dhe për të frenuar fluksin e turistëve dhe udhëtarëve ditorë nga Siçilia dhe më gjerë nëpër rrugët e mbipopulluara, ndërsa kryebashkiakët e qyteteve në shpatet e vullkanit kanë urdhëruar vizitorët të qëndrojnë të paktën 500 metra larg nga llava, një direktivë e cila është injoruar pothuajse tërësisht.
"Kam parë shumë foto dhe video të njerëzve në mënyrë të rrezikshme afër frontit, madje edhe duke bërë ski. Megjithëse vizualisht goditëse, ajo i ekspozon ata ndaj rreziqeve serioze, pasi llava, duke ndërvepruar me borën, mund ta avullojë atë në çast dhe, me energjinë termike të lëshuar, mund të flakë me dhunë fragmente ose gurë," tha kryebashkiaku i Belpasso.
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Draghi EVROPË- Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi i kërkoi BE-së...
SHBA- Ligjvënësit në shtetin e Oklahomës po shqyrtojnë një plan për të filluar mbledhjen e të dhënave pë...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Jugut ka akuzuar AI DeepSeek se ka ndarë të dhënat e përdoruesve me pronarin e TikTok në Kin&e...
Foto ilustruese SHBA - Udhëheqësit evropianë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të hënën në P...
Foto ilustruese AFRIKË - Rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda kanë vrarë fëmijë në qytetin e dytë më...
Foto ilustruese AUSTRI- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur pas përdhunimit të një pensionisteje austriake e cila u sulmu...
Siri SIRI- Autoritetet siriane kanë arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me masakrën e Tadamonit. Burrat akuzohen për ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina nuk do t'i dorëzohet ultimatumeve të Rusisë, pas bisedimeve...
foto ilustruese GAZA- Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar njoftoi fillimin e negociatave për fazën tjetër të marrëveshjes...
SHBA- Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha të hënën se po shqyrton mundësinë e shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut t&e...