Bota

Macron po planifikon të përgatisë një takim të dytë në Paris, tema kryesore e diskutimit, Ukraina

Vendet e ftuara në këtë samit të dytë janë Norvegjia, Kanadaja, tre shtetet baltike (Lituania, Estonia dhe Letonia), Republika Çeke, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika.

18 Shkurt 2025, 18:26 Nga N.F
Macron po planifikon të përgatisë një takim të
Foto ilustruese

FRANCË- Pas samitit të mbajtur të hënën në Elysee në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron po planifikon të presë një takim të dytë me Ukrainën si temë kryesore e diskutimit. Vendet e ftuara në këtë samit të dytë janë Norvegjia, Kanadaja, tre shtetet baltike (Lituania, Estonia dhe Letonia), Republika Çeke, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika.


Disa vende mund të marrin pjesë përmes video-konferencës, thanë dy diplomatë. Të hënën u mbajt në Paris samiti joformal i liderëve europianë, ku u bë thirrje për një front të bashkuar kundër strategjisë së Trump dhe në funksion të takimit të sotëm të delegacioneve amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite, me fokus një plan paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

macron samit ne paris ukraina

Sondazh

Poll