Bota

CIA besnike ndaj linjës së Trump për të luftuar kartelet e drogës, rrit fluturimet sekrete me dron mbi Meksikë

Nga ana e saj, CIA thekson se as nuk është autorizuar të përdorë dronët për të nisur një sulm, as për të kryer sulme ajrore dhe siguron se për momentin zyrtarët e saj thjesht po mbledhin informacione, të cilat më vonë ua kalojnë zyrtarëve meksikanë.

18 Shkurt 2025, 19:17 Nga E. D
CIA besnike ndaj linjës së Trump për të luftuar kartelet e
Donald Trump

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rritur fluturimet e fshehta me dron mbi Meksikë, me qëllim identifikimin e laboratorëve të drogës që prodhojnë fentanil si pjesë e fushatës më agresive të administratës Trump kundër karteleve të drogës. Duke folur për New York Times, zyrtarët amerikanë thanë se programi i pazbuluar më parë i dronëve i nisur nga agjencitë e inteligjencës filloi nën administratën e Bidenit, por Trump dhe drejtori i CIA-s John Ratcliffe kanë deklaruar vazhdimisht qëllimin e tyre për të vepruar në mënyrë më efektive kundër karteleve meksikane të drogës një fakt i konfirmuar nga rritja e fluturimeve.

Nga ana e saj, CIA thekson se as nuk është autorizuar të përdorë dronët për të nisur një sulm, as për të kryer sulme ajrore dhe siguron se për momentin zyrtarët e saj thjesht po mbledhin informacione, të cilat më vonë ua kalojnë zyrtarëve meksikanë. Qeveria meksikane ka ndërmarrë hapa për të adresuar shqetësimet e administratës Trump për fentanyl, duke vendosur 10,000 trupa në kufi këtë muaj për të penguar kontrabandën.

Por administrata Trump dëshiron që Meksika të bëjë më shumë për të “çmontuar” laboratorët e fentanilit dhe për të kapur më shumë nga droga. Në të njëjtën kohë, dronët amerikanë po zbulojnë në mënyrë efektive laboratorët e fentanilit, të cilët lëshojnë kimikate që i bëjnë të lehtë për t’u zbuluar nga ajri.

Megjithatë, gjatë administratës së Bidenit, qeveria meksikane ishte e ngadaltë për të ndërmarrë veprime kundër laboratorëve të identifikuar nga amerikanët, megjithëse përdori informacionin për të arrestuar, sipas dy zyrtarëve. Përveç përpjekjeve të CIA-s, Komanda Veriore e ushtrisë amerikane po zgjeron gjithashtu mbikëqyrjen kufitare. Por ushtria amerikane, ndryshe nga shërbimi i inteligjencës, nuk hyn në hapësirën ajrore meksikane.

donald trump cia

Sondazh

Poll